SHBA, DeSantis i jep fund fushatës, mbështet ish-presidentin Trump

21 Janar 2024 | 22:03

Kandidati republikan për president Ron DeSantis, i cili dikur konsiderohej si personi me shanset më të mira për të mundur ish-presidentin Donald Trump, i dha fund fushatës të dielën, një tërheqje relativisht e hershme që nxjerr në pah pozitën e fuqishme të ish-presidentit brenda partisë.

Zoti DeSantis e bëri njoftimin në një video në platformën X, gjatë së cilës tha gjitashtu se do të mbështesë zotin Trump. Ai e bëri njoftimin dy ditë para zgjedhjeve paraprake në Nju Hamshër, ku sipas sondazheve ai kishte një përqindje të vogël mbështetjeje.

Republikani 45 vjeçar ishte parë gjerësisht si një pretendent kryesor për emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit 2024 dhe pasues i natyrshëm i zotit Trump, falë stilit të tij luftarak dhe pikëpamjeve thellësisht konservatore.

Në fillim të vitit 2023, ai kryesoi në disa sondazhe ndaj ish-presidentit Trump. Por mbështetja ndaj guvernatorit të Floridës ka rënë prej disa muajsh, për shkak të një strategjie të gabuar gjatë fushatës, pamundësisë për të krijuar një lidhje me votuesit dhe mbështetjes së palëkundur të bazës republikane ndaj zotit Trump.

Ndërprerja e fushatës nga ana e zotit DeSantis, do të thotë që ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, është tani republikania e fundit në garë që ka një shans – megjithëse jo shumë realist – për t’i mohuar ish-presidentit Trump emërimin republikan.

Fituesi i garës për emërimin republikan do të përballet me Presidentin Joe Biden, kandidatin e mundshëm demokrat, në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.

Më shumë se 70% e republikanëve mbështesin zotin Trump, sipas pjesës më të madhe të sondazheve.

Zoti Desantis nuk arriti kurrë të bindte shumicën e përkrahësve të zotit Trump pse ai ishte një alternativë më e mirë, ndërsa republikanët që nuk mbështesin ish-presidentin i ndanë votat mes kandidatëve të tjerë të shumtë.

Zonja Haley, në veçanti, është shfaqur si kandidatja e preferuar mes republikanëve të moderuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026