SHBA/ Dështon nisma e demokratëve për t’i dhënë fund bllokadës qeveritare

8 Nëntor 2025 | 13:25

Lideri i mazhorancës në Senatin amerikan, John Thune refuzoi menjëherë ofertën e demokratëve për të rihapur qeverinë dhe për të zgjatur me një vit subvencionet në shëndetësi.

Thune e quajti propozimin të dështuar, në një kohë kur ngërçi politik ka bërë që bllokada qeveritare të hyjë në ditën e 38-të.

Lideri demokrat në Senat, Chuck Schumer, e bëri ofertën ditën e premte, por republikanët refuzuan të negocionin kërkesat sa i takonte zgjatjes së subvencioneve në shëndetësi.

Propozimi ishte një version i shkurtuar i atij të bërë muajin e kaluar, për t’i bërë kreditë tatimore shëndetësore të përhershme dhe për të zhbërë shkurtimet në aktin “Medicaid”, që republikanët aplikuan këtë vit në kuadër të aktit “të madh e të bukur” të Presidentit Donald Trump.

Schumer, i ofroi senatorëve republikanë një votim simulant për t’i dhënë fund bllokadës qeveritare, shoqëruar me ngritjen e një komisioni dypartiak për të zgjidhur shqetësimet e republikanëve sa i takon ndryshimeve në Aktin e Kujdesit të Përballueshëm.

“E vetmja gjë që republikanët duhet të bëjnë është të thonë po”, deklaroi Schumer. Por republikanët thanë menjëherë “jo”, duke përsëritur se nuk do të bëjnë koncesione në shëndetësi pa u rihapur qeveria.

“Këto do të negociohen pasi qeveria të ketë rifilluar nga puna. Oferta është vetëm një tregues se demokratët po ndjejnë presionin”, deklaroi Thune.

Ndërkohë, vetë republikanët u takuan të premten, por pa mundur të gjejnë një zgjidhje për situatën e vështirë, që ka paralizuar Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026