SHBA dhe BE nuk njohin pushtetin e ri të drejtuar nga gjeneralët 

29 Korrik 2023 | 19:45

Në Niger, gjeneral Abdourahamane Tchiani e deklaroi veten President i Këshillit Kombëtar të shtetit. Në një fjalim në radio, ai tha se ka organizuar një grusht shtetit në bashkëpunim me Gardën Presidencial, komandant i së cilës ka qenë prej vitit 2011.

Kreu i puçit ushtarak zhvilloi takimin e parë më zyrtarët e qeverisë, gjatë së cilës u pezullua kushtetua e vendit .

Tchiani shpjegoi se motivet puçit ushtarak lidhen me veprimet e qeverisë së Presidentit Muhamed Bazoum. Sipas gjeneralit, presidenti dështoi në luftën kundër terrorizmit dhe në përgjithësi në gjithë sfidat e vendit. Gjenerali tha se vendi do të ndryshojë politikat kryesore, por pa i shpjeguar se cilat janë ato.

Ekspertë thonë se puçi ushtarak erdhi pas një tentative për të larguar nga drejtimi i gardës ushtarake disa gjeneralë.

Vendet perëndimore, veçanërisht Bashkimi Europian kanë dënuar ashpër grushtin e shtetit në Nigeri. Presidenti Bazoum u zgjodh dy vite më parë, në zgjedhjet e para demokratike që u njohën nga komuniteti ndërkombëtar në Niger. Presidenti i larguar nga pushteti dyshohet se mbahet peng nga ushtarakët në rezidencën e tij.

Dalja e tij e fundit në media ishte të enjten e kaluar, kur kërkoi në rrjetet sociale që qytetarët të mbronin demokracinë. Sekretari i Shtetit, Blinken e ka cilësuar presidentin si një mbështetës të përhershëm të politikave të shteteve të bashkuara të Amerikës. Asnjë nga vendet perëndimore nuk e ka njohur, deri tani, pushtetin e ri të marrë nga gjeneralët.

Ndërkohë kombet e bashkuara janë të shqetësuara për trazirat që mund të lindin në Niger. Në shtetin afrikan jetojnë më shumë se 25 milionë banorë dhe përplasjet civile mund të sjellin krizë humanitare dhe emigrim masiv.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026