SHBA do t’i paraqesë Rusisë një ofertë armëpushimi 30-ditore

12 Mars 2025 | 07:57

Ukraina ka thënë se është e gatshme të pranojë një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor me Rusinë të propozuar nga SHBA, pas një dite bisedimesh SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se do t’ia paraqiste ofertën Rusisë dhe se “topi është në fushën e tyre”. Moska ende nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky tha se tani i takon SHBA-së të bindë Rusinë që të pajtohet me propozimin “pozitiv”.

Bisedimet e së martës në Jeddah ishin takimi i parë zyrtar midis dy vendeve që nga përplasja e jashtëzakonshme midis Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale më 28 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026