SHBA drejt normalitetit, Nju Jorku rihap baret dhe restorantet, Los Anxheles kinematë

19 Mars 2021 | 16:04

Në Shtetet e Bashkuara janë administruar tashmë 100 milionë doza vaksinash anti-COVID. Presidenti Joe Biden ka vendosur fundin e majit si afatin për kthimin në jetën normale. Por në Nju Jork, baret, restorantet dhe kinematë i kanë hapur dyert.

Në Los Anxheles, adhuruesit e kinemasë mundën të kthehen në salla, përballë ekranit të madh pas një viti të gjatë mbylljeje.

“Ne ishim këtu edhe dje. Nuk ngopemi me filma, ndaj dhe jemi kthyer sërish”, shprehet një qytetar.

“Ne sapo u vaksinuam dhe nuk na besohet që mund të kthehemi sërish në kinema. Më duket sikur Amerika ka kaluar një epokë dhe ndihem sikur ajo po rikthehet, sikur ka një lloj normalizimi. Por në të njëjtën kohë mundohemi të ruajmë sigurinë e shëndetit”, tha një tjetër

Sallat e kinemasë në mbarë Shtetet e Bashkuara u mbyllën rreth 1 vit më parë si pasojë e coronavirusit.

Tani, AMC, rrjeti më i madh i kinemave në vend, planifikon të rihapë thuajse të gjitha sallat brenda muajit. Ndaj, kushdo që parapëlqen ekranin e madh do të ketë më shumë mundësi për të zgjedhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026