SHBA e përçarë, kontrolli i institucioneve ende i paqartë pas zgjedhjeve

10 Nëntor 2022 | 14:44

Kontrolli i Kongresit amerikan është ende i paqartë. Ndërkohë, cilado parti që do fitojë dy nga tre shtetet e mbetura, Arizona, Xhorxhia dhe Nevada, do kontrollojë Senatin.

Rezultatet nga Arizona dhe Nevada mund të dalin të premten, ndërsa gara e ngushtë në Xhorxhia, ku asnjë kandidat nuk ka siguruar mbi 50% të votave do të thotë se mund të shkojë në balotazh në dhjetor.

Pavarësisht se demokratët do të humbin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, humbja nuk ishte aq e hidhur për Joe Biden, i cili uroi demokratët që dolën fitues. “Demokracia fitoi”, tha ai.

“Demokracia jonë është vënë në provë në vitet e fundit, por me votën e tyre amerikanët folën qartë dhe provuan se demokracia është ajo që jemi”, tha ai.

Ndërsa demokratët ndihen të lehtësuar pas performancës së tyre, republikanët vazhdojnë të mendojnë se mund të kishin dalë më mirë. Donald Trump ishte mes tyre kur disa nga të preferuarit e tij dështuan.

Në rrjetet sociale ai shkroi: “Ndërsa në disa aspekte zgjedhjet ishin disi zhgënjyese,  nga këndvështrimi im ato ishin një fitore e madhe”.

Në pritje të rezultatit përfundimtar, të dyja palët duket se kanë shumë për të fituar dhe për të humbur. Por një gjë mbetet e qartë, politika amerikane mbetet më e përçarë se kurrë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë senatori i njohur republikan

Lindsey Graham, një senator republikan prej shumë kohësh nga Karolina e Jugut, vdiq të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e tij këtë mëngjes. “Të shtunën...
09:27 | 12/07/2026

Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër

Irani nisi një valë sulmesh të mëdha, të njëkohshme me raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin Persik të dielën në mëngjes, duke synuar Katarin,...
09:06 | 12/07/2026

Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një festival rrugor në Toronto, tha policia lokale. Në...
09:04 | 12/07/2026