SHBA ende pa një fitues zyrtar, Trump vijon betejën ligjore

10 Nëntor 2020 | 11:02

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr, autorizoi prokurorët federalë për të ndjekur hetimet për “akuzat kryesore dhe parregullsitë e votave”, ndërsa i nxiti ata të mos bazoheshin në pretendime “imagjinare”.

Sipas tij nëse ka pretendime të qarta dhe të dukshme për parregullsi, kjo mund të ndikojnë potencialisht në rezultatin e zgjedhjeve në një shtet të caktuar.

Ai pranoi se shtetet individuale kishin përgjegjësinë kryesore për zhvillimin e zgjedhjeve, por shtoi se departamenti i drejtësisë kishte detyrim për të siguruar që zgjedhjet federale të kryheshin në një mënyrë të tillë që populli amerikan të ketë besim të plotë në procesin e zgjedhor dhe qeverinë e tyre.

Pas kësaj kërkese një zyrtar i lartë në departamentin e tij dha dorëheqjen. Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë humbjen, duke pretenduar se ka pasur manipulime në vota e madje në disa shtete ka hapur procese ligjore duke kërkuar rinumërim të votave.

Ndërkohë ekipi i tij po kërkon një urdhër emergjence në Pensilvani për të parandaluar që në këtë shtet të certifikohet fitorja e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Që prej ditës së premte ku demokrati Joe Biden u projektua si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti i zgjedhur ka vijuar me planet e tij për të marrë në dorë frenat e pushtetit.

Në këtë fazë edhe Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, që ka përgjegjësinë për të njohur zyrtarisht Biden si presidentin e ri dhe për të filluar procesin e kalimit të pushtetit, ka ndaluar që ekipi i Biden të nis zyrtarisht tranzicionin duke theksuar se nuk ka ende një “konstatim zyrtar” mbi një fitues të zgjedhjeve dhe në disa shtete vijon ende numërimi i votave. Mediat bëjnë me dije se ekipi i Biden po shqyrton opsionet ligjore nëse administrata Trump vazhdon të bllokojë kalimin e pushtetit.

 

Lexoni gjithashtu:

”Vërtetohet” deklarata e Trump, vaksina del pesë ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në SHBA

Tranzicioni i pushtetit në SHBA: Asnjë urim nga Putin, Kina kërkon përmirësim të marrëdhënieve

Evropa përshëndet Biden, shpresë për marrëdhënie më të mira

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026