SHBA: Forcat amerikane janë në shënjestër me anë të dhënave të vendndodhjes

28 Maj 2026 | 16:10

Forcat amerikane të vendosura në zonat e konfliktit janë vënë në shënjestër përmes përdorimit të të dhënave komerciale të vendndodhjes, sipas raporteve të siguruara nga zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Në një letër të bërë publike nga senatori Ron Wyden, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) pranoi se ka marrë “raporte të shumta kërcënimesh” lidhur me shfrytëzimin e këtyre të dhënave nga kundërshtarët për të gjurmuar ose mbikëqyrur personelin amerikan në terren.

Dokumenti, i datës 14 prill, nuk jep detaje konkrete mbi incidentet, por shqetësimet lidhen me rajonin e Gjirit Persik, ku forcat amerikane përballen me tensione të vazhdueshme me Iranin, veçanërisht rreth Ngushticës së Hormuzit.

Me anë të kësaj është parë rreziku që paraqet përdorimi i të dhënave dixhitale dhe ekonomia globale e mbikëqyrjes në operacionet moderne ushtarake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026