SHBA i dha “Ok”, Zelensky: Raketat do flasin vetë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili autorizoi Kievin për përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus.
Në një deklaratë në rrjete sociale, Zelensky theksoi: “Shumë media po raportojnë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprime të tilla, por goditjet nuk kryhen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”.
Ky zhvillim erdhi pas një periudhe të gjatë kërkesash nga Zelensky për heqjen e kufizimeve mbi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, për të mundësuar sulme në territorin rus. SHBA, si furnizuesi kryesor i armëve për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit, ka ofruar pajisje dhe armë me vlerë rreth 55.5 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.
Aleatë të tjerë, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë kontribuar gjithashtu me ndihma, me vlera përkatësisht prej 9.6 dhe 11 miliardë dollarësh. Pavarësisht ndihmës, përdorimi i raketave të furnizuara nga këto vende, si Storm Shadow nga Britania, është kufizuar vetëm për objektiva jashtë territorit rus.
Ky vendim i SHBA mund të shënojë një pikë kthese në konflikt, duke e përshkallëzuar më tej përplasjen midis Ukrainës dhe Rusisë.
Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”