SHBA i dhuron Ukrainës 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani

5 Tetor 2023 | 07:40

Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në Lindje të Mesme, ka thënë se plumbat janë konfiskuar nga një anije e nisur për një Jemen, në dhjetor.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë paralajmëruar së fundi se fabrikat e tyre të prodhimit janë në luftë me shpejtësinë e përdorimit të municionit nga ana e Ukrainës.

Komanda Qendrore amerikane kanë thënë se plumbat iranianë i janë transferuar Ukrainës të hënën.

Municionet janë bërë pronë e Qeverisë amerikane, sipas një ligji që parasheh se, një aset mund të konfiskohet nëse pronari i saj besohet se është përfshirë në aktivitet kriminal.

Në këtë rast, pretendimi është bërë kundër Gardës Revolucionare Islamike, degë e forcave të armatosura iraniane, e cila e mbron qeverinë e shtetit.

Përmes një deklarate, autoritetet amerikane kanë thënë se SHBA-ja është “e përkushtuar të punojë me aleatët dhe partnerët tanë për ta luftuar shpërndarjen e ndihmës vdekjeprurëse iraniane në rajon”.

Irani i mbështet rebelët Huthi në luftën civile të Jemenit, mirëpo transferimi i armëve për këtë grup ndalohet me një rezolutë të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 2015.

Lufta civile në Jemen ka nisur më 2014 kur rebelët Huthi e kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sanaa dhe e kanë rrëzuar qeverinë e shtetit.

Qeveria e rrëzuar njihet ndërkombëtarisht si autoriteti i Jemenit dhe përkrahet nga koalicioni i udhëhequr prej sauditëve në rajon, si dhe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026