SHBA i jep Polonisë një kredi prej 2 miliardë dollarësh për modernizimin e ushtrisë

25 Shtator 2023 | 18:02

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sot se SHBA-ja ka nënshkruar një marrëveshje për një kredi direkte me Poloninë në vlerë prej dy miliardë dollarësh për modernizimin e ushtrisë.

“Polonia është një aleate e fortë e SHBA-së dhe siguria e saj është e një rëndësie jetike për mbrojtjen kolektive të krahut lindor të NATO-s. Polonia ka treguar një angazhim të fortë për forcimin e sigurisë rajonale nëpërmjet investimeve të saj në shpenzimet e mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.

Shtohet se Polonia planifikon të zgjerojë ndjeshëm kapacitetet e forcave të saj të armatosura dhe të ndalojë përdorimin e pajisjeve ushtarake me origjinë ruse.

“Kredia do të forcojë më tej përpjekjet e modernizimit ushtarak të Polonisë dhe do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s”, thekson Departamenti i Shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026