SHBA – Iran rifillojnë bisedimet, Borrell: Të shpëtojmë marrëveshjen e 2015-s

26 Qershor 2022 | 21:34

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të rifillojnë në ditët e ardhshme bisedimet që synojnë të shpëtojnë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Josep Borrell e bëri deklaratën e tij në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm iranian, pas një takimi të zhvilluar në Teheran.

“Marrja sërish e të gjitha përfitimeve ekonomike të akordit të 2015-s është me rëndësi për Iranin”, tha Hossein Amir-Abdollahian, ministër i Jashtëm i Iranit.

“Kemi humbur shumë kohë. Duhet të përshpejtojmë punën”, u shpreh Borrell.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse bisedimet do të çojnë në arritjen e një marrëveshjeje. Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë dallime për disa çështje, si për shembull ajo e sanksioneve, që sipas Republikës Islamike, duhet të hiqen nga pala amerikane.

Akordi i vitit 2015 u arrit mes Irani dhe fuqive botërore për të frenuar aktivitetin bërthamor të Teheranit, por në 2018-n presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump e tërhoqi Amerikën prej tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania e Madhe: Do të shpallim Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste

Mbretëria e Bashkuar do të shpallë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste, njoftuan ministrat, në një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve diplomatike me...
15:22 | 13/07/2026

Kritik i luftës në Ukrainë, politikani rus Boris Nadezhdin arrestohet nga policia

Politikani kundër luftës, i cili u përpoq të sfidonte Vladimir Putinin në zgjedhjet e fundit presidenciale ruse, Boris Nadezhdin është arrestuar. Nadezhdin u dërgua në...
15:19 | 13/07/2026

Strategjitë e mbrojtjes “Vepro vetëm”, reagon Macron: Një absurditet

Presidenti francez, Emmanuel Macron të hënën paralajmëroi vendet evropiane kundër politikave të mbrojtjes kombëtare që kërkojnë veprim të pavarur, ndërsa qeveritë po rrisin shpenzimet ushtarake...
15:12 | 13/07/2026