SHBA: Izraeli duhet të shmangë hapjen e një fronti të ri me Hezbollahun

25 Qershor 2024 | 22:13

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se është e nevojshme që Izraeli të shmangë hapjen e një fronti të dytë kundër grupit militant libanez, Hezbollah.

Ai këto deklarata i bëri gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, në Pentagon më 25 qershor.

“Një luftë tjetër midis Izraelit dhe Hezbollahut lehtësisht mund të shndërrohet në një luftë rajonale me pasoja të tmerrshme për Lindjen e Mesme. Prandaj, deri më tani, diplomacia është mënyra më e mirë për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë”, tha Austin.

Gallant tha se “ne po punojmë ngushtë së bashku për të arritur një marrëveshje, por ne duhet po ashtu të diskutojmë për gatishmërinë për çdo skenar të mundshëm”.

Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, ka sulmuar Izraelin pothuajse menjëherë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor sulmoi Izraelin, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Që atëherë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore, duke detyruar që dhjetëra mijëra persona të zhvendosen në dy anët e kufirit. Luftimet janë përshkallëzuar javët e fundit, duke rritur frikën se ato mund të shndërrohen në luftë të gjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026