SHBA-ja akuzon ish-ambasadorin: Ka spiunuar për Kubën gjatë 40 viteve

4 Dhjetor 2023 | 19:07

Shtetet e Bashkuara akuzuan të hënën një ish-ambasador në Bolivi për spiunim për Kubën për më shumë se 40-vjet. Departamenti i Drejtësisë e përshkroi si një nga infiltrimet më të gjata dhe më jetëgjata të qeverisë amerikane nga një agjent i huaj.

Victor Manuel Rocha, i cili shërbeu si ambasador i ShBA-së në Bolivi nga viti 2000 deri në vitin 2002, u akuzua për kryerjen e krimeve të shumta federale, duke përfshirë veprimin si agjent i huaj i paligjshëm dhe përdorimin e një pasaporte të marrë me mashtrim, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë.

“Ne pretendojmë se për më shumë se 40 vjet, Victor Manuel Rocha shërbeu si agjent i qeverisë kubane dhe kërkoi dhe mori pozicione brenda qeverisë së Shteteve të Bashkuara që do t’i siguronin atij akses në informacione jo publike dhe aftësinë për të ndikuar në politikën e jashtme të ShBA-së. ”, tha në deklaratë Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland.

Rocha, 73 vjeç, u arrestua dhe pritet të dalë para një gjykatësi federal në Miami të hënën, shkruan Reuters.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026