SHBA-ja dhe Filipinet arrijnë marrëveshje për tranzitin e refugjatëve afganë

20 Gusht 2024 | 10:58

SHBA dhe Filipinet kanë arritur një marrëveshje e cila do të lejojë “një numër të kufizuar” afganësh që të kalojnë tranzit në Filipine.

Ky grup afganësh më pas do të duhet të presin miratimin për vizat dhe zhvendosjen drejt SHBA-së, kjo sipas Departamentit të Shtetit.

Qeveria amerikane po mbështet shërbimet e nevojshme për ata afganë që janë përkohësisht në Filipine, duke përfshirë ushqimin, strehimin, sigurinë, mjekësinë dhe transportin për të përfunduar përpunimin e vizave, shtoi ai.

Departamenti tha se SHBA vlerëson historinë e saj “të gjatë dhe pozitive” të bashkëpunimit dypalësh me Filipinet dhe falënderon qeverinë filipinase për mbështetjen e aleatëve afganë të SHBA.

“Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet kanë arritur një marrëveshje për lejimin e një numri të kufizuar shtetasish afganë që të kalojnë tranzit në Filipine për të përfunduar përpunimin e vizave për viza speciale imigruese (SIV) dhe zhvendosjen në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në  deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë mbajtën fjalimet e...
20:02 | 17/07/2026