SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

26 Janar 2023 | 21:07

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Grupin Wagner (Vagner) “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale” dhe kanë shënjestruar individë dhe entitete që janë pjesë e rrjetit global të këtij grupi rus të mercenarëve.

Departamenti amerikan i Thesarit tha më 26 janar se sanksionet e reja shënjestrojnë gjashtë individë dhe 12 entitete, përfshirë edhe një kompani të imazheve satelitore nga Kina dhe kompani dhe persona në Republikën Qendrore Afrikane, ku Wagner ka mercenarë aktivë, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan REL.

Në njoftimin e Thesarit tha se sanksionet janë pjesë e përpjekjeve për të “degraduar aftësinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës”.

Mijëra trupa të Wagner-it po luftojnë në Ukrainë dhe themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, publikisht ka tentuar që të marrë meritat për përparimet në fushëbetejë. Ai po ashtu është parë në video duke rekrutuar luftëtarë për Wagner-in në burgjet ruse, duke u premtuar të burgosurve falje nëse marrin pjesë në luftime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-ambasadori britanik: Omani në pozicion të mirë për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet SHBA-Irani

Ish-ambasadori britanik, Nicholas Hopton shpreson që zyrtarët në Oman ku ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi po qëndron për vizitë, të mund të ndihmojnë...
16:40 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026

Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 44 persona në Bangladeshin juglindor dhe kanë lënë mbi një...
16:04 | 11/07/2026