SHBA| Mbahen primaret në 16 shtete, Trump në avantazh
Donald Tramp fitoi primaret republikane në Dakotën e Veriut, duke zgjatur vargun e tij të fitoreve dhe duke shkuar si fitues drejt Super së Martës.
Ish-presidenti doli i pari në votimet e mbajtura në 12 shtete, duke lënë pas ish-ambasadoren amerikane në OKB, Niki Hejli.
Rezultati e fut Tramp në shtegun e fitores, i cili u ndërpre përkohësisht të dielën, nga fitorja e Hejlit në primaret e mbajtura në Uashington Di Si.
Tani, vëmendja është kthyer tek Super e Marta, kur do të shpallen rezultatet nga 16 shtete, që do të japin edhe numrin më të madh të delegatëve në një ditë të vetme.
Më herët, Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Kolorados që i ndalonte Tramp të kandidonte në zgjedhjet presidenciale për shkak të sulmit në Kepitol Hill.
Juria prej 9 anëtarësh vendosi se, pa një aksion konkret nga Kongresi, shtetet amerikane nuk mund t’i referohen të vetme masës kushtetuese që mban kandidatët larg garës.
Vendimi i Gjykatës Supreme prek gjithashtu vendimet kundër Tramp të marra nga shtetet e Mejnit dhe Illinoisit.
Tani, duket se ish-presidentin nuk e ndal asgjë për të sfiduar Xho Bajden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë