SHBA mbështet planin për të trajnuar pilotët ukrainas për avionë luftarakë F-16
Presidenti i SHBA-së Joe Biden informoi këtë të premte udhëheqësit e 6 vendeve të tjera më të industrializuara se Uashingtoni mbështet përpjekjen e përbashkët me aleatët për të trajnuar pilotët ukrainas për avionët luftarakë F-16.
Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i lartë i administratës amerikane në kushte anonimiteti.
Miratimi nga ana e Shteteve të Bashkuara ka rëndësi kyçe, ndërsa Kievi përpiqet të rrisë fuqinë e tij ajrore kundër forcave të Rusisë.
Trajnimi për avionët e prodhuar në SHBA do të zhvillohet në Evropë dhe do të duhen muaj për t’u përfunduar, tha zyrtari.
Kohazgjatja për trajnimin dhe dorëzimin e avionëve F-16 është vlerësuar të jetë të paktën 18 muaj.
“Ndërsa trajnimi zhvillohet gjatë muajve të ardhshëm, koalicioni i vendeve që marrin pjesë në këtë përpjekje do të vendosë se kur do të sigurojë avionët, sa do t’i ofrojmë dhe kush do t’i sigurojë ato”, tha zyrtari.
Zyrtari nuk tha se cilat vende do të merrnin pjesë në këtë përpjekje. Shtetet e Bashkuara shpresojnë të fillojnë trajnimin në javët e ardhshme, shtoi zyrtari.
LEXONI GITHASHTU:
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën