SHBA mbështet Ukrainën me një ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka njoftuar për një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 500 milionë dollarësh, si pjesë e qëllimit të administratës në largim të presidentit Joe Biden për të dërguar sa më shumë të jetë e mundur mbështetje para se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të rikthehet në detyrë.
Paketa përfshin “raketa shtesë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, më shumë municione, më shumë pajisje ajër-tokë dhe pajisje të tjera për të mbështetur F 16-shat e Ukrainës”, tha Austin.
Austin foli në një takim me grupin e kontaktit në bazën ajrore amerikane në Gjermani, Ramstein, i cili përbëhet prej rreth 50 shtetesh partnere që sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së mblodhi për të koordinuar mbështetjen me armë disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili gjithashtu po merr pjesë në takim, u bëri thirrje vendeve evropiane që të bashkohen rreth Kievit nëse mbështetja amerikane dobësohet nën administratën e re të Shtëpisë së Bardhë.
“Është e qartë se një kapitull i ri po fillon për Evropën dhe të gjithë botën – vetëm 11 ditë nga tani, një kohë kur duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë, të mbështetemi te njëri-tjetri edhe më shumë dhe të arrijmë rezultate edhe më të mëdha së bashku. E shoh këtë si një kohë mundësish”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit