“SHBA mund të sanksionojë Kurtin”, analisti: Çfarë vjen pas vendimit për dinarin

7 Shkurt 2024 | 10:50

Analisti Arbnor Selimi ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur për debatin për dinarin serb. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i vënë sanksione Kosovës si edhe të ndalojë atë që të marrë pjesë në ushtrime të  NATO-s.

Gjithashtu Selimi tha se SHBA mund të vendosë edhe sanksione individuale për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti apo edhe për personazhe të tjerë të cilët kanë pasur ndikimin  në vendimin për valutën

“Raportet që ka pasur deri më tani të pakushtëzuara nga Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, duke patur një mbështetje të plotë në të gjitha sferat, tashmë mund të ketë disa sanskion, mund ti ndalohet edhe të marrë pjesë në disa ushtrime të NATO-s si Defender 2023. gjithashtu mund të ketë sanksione për disa individë. Unë mendoj se mund të shkojnë deri në sanksione individuale për kryeministrin Kurti dhe për të gjithë ata që kanë pasur ndikim në ndërmarrjen e këtij vendimi për valutën serbe ”,-tha analisti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026