SHBA ndalon asbestin, shkakton mbi 40 mijë vdekje në vit
SHBA-ja ka ndaluar përdorimin asbestit, dhjetëra vite pasi shumica e vendeve të zhvilluara filluan të heqin dorë nga lënda, e cila është provuar që shkakton kancer.
Lëvizja e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, vjen pas dështimeve të herëpashershme, në ndalimin e asbestit për më shumë se tre dekada. Përdorimi i asbestit lidhet me rreth 40,000 vdekje vjetore në SHBA, nga kanceri i mushkërive dhe formave të tjera të sëmundjes vdekjeprurëse.
Importi i asbestit ka rënë gradualisht me kalimin e viteve, por ai ende qëndron si një material ndërtimi në miliona shtëpi dhe ndërtesa në të gjithë SHBA.
Lëvizja kundër asbestit nisi në vitet 1980, pasi nisi të hiqej nga çatitë e shkollat në të gjitha shtetet e Amerikës. Në vitin 1989, Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit u përpoq të ndalonte, pasi gjeti prova përfundimtare të rreziqeve të tij, por dy vjet më vonë një gjykatë federale e hoqi ndalimin. Ndërkohë, në botë janë më shumë se 50 shtete qe e kanë ndaluar asbestin.
LEXONI GJITHASHTU:
Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje