SHBA nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus
Saga e Amadeas, jahtit 106 metra të gjatë në vlerë prej mbi 325 milionë dollarësh – që është i pajisur me pistë për helikopterë, pishinë, xhakuzi dhe një “hapësirë të mbuluar për të shijuar rrezet e diellit gjatë dimrit” – potencialisht hyn në fazën finale më 10 shtator, kur pritet të përmbyllet një ankand, për të cilin Qeveria amerikane ka urdhëruar që të mbahet.
Shitja i jep fund betejës ligjore mbi trevjeçare lidhur me atë se kush vërtet është pronari i jahtit.
Departamenti amerikan i Drejtësisë e konfiskoi anijen në Fixhi më 2022, duke thënë se i përkiste Suleiman Kerimovit, miliarderit rus që ka lidhje politike, i cili u sanksionua më 2018 si përgjigje ndaj “aktiviteteve malinje të Rusisë në mbarë botën”.
Por, jo kaq shpejt, thanë avokatët e Eduard Khudainatov, ish-ekzekutiv i lartë i gjigantit shtetëror rus të naftës, Rosneft, duke argumentuar se ai ishte pronari i vërtet i jahtit dhe se rasti i Qeverisë amerikane ishte i dobët dhe nuk mbështetej në prova.
Në mars, një gjykatë amerikane vendosi në favor të Departamentit të Drejtësisë, duke i hapur rrugën mbajtjes së ankandit.
Radio Evropa e Lirë nuk arriti të kontaktojë me Khudainatovin për koment.
Një zëdhënës i ekipit ligjor në SHBA të Khudainatovit refuzoi të komentojë mbi përfundimin e pritshëm të ankandit, dhe në vend të kësaj iu referua një deklarate të lëshuar muajin e kaluar, kur nisi procesi i pranimit të ofertave.
“Shitja është e padrejtë dhe e parakohshme. Ne kemi pronësinë dhe jemi duke e apeluar vendimin për konfiskim”, citohet të ketë thënë avokati mbrojtës, Adam Ford. “Nëse kemi sukses në apelim, Qeveria duhet të rimbursojë vlerën e plotë të anijes. Dyshojmë se do të tërheqë ndonjë blerës racional me çmim real të tregut, sepse pronësia mund të sfidohet, dhe do të sfidohet jashtë SHBA-së, duke ekspozuar blerësit ndaj gjyqeve që do të zgjasin me vite dhe që do të kushtojnë shtrejtë”.
Ankandi për jahtin është veçmas i rëndësishëm për shkak të një ndryshimi të madh në politikën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump.
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)