SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

30 Shtator 2023 | 12:25

Kina po shpenzon miliarda dollarë në përpjekjet për të ndryshuar mjedisin global të informacionit dhe për të detyruar shumë vende të veprojnë sipas interesave të Pekinit, thuhet në një vlerësim të ri të Departamentit të Shtetit.

Qëllimi i Kinës është të ndërtojë një ekosistem informacioni në të cilin propaganda dhe dezinformatat e Republikës Popullore të Kinës fitojnë përkrahje dhe bëhen dominuese, thuhet në raport. “Të pakontrolluara, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës do të ndryshojnë peizazhin global të informacionit, duke krijuar paragjykime dhe boshllëqe, që madje mund t’i shtyjnë vendet të marrin vendime që ia nënshtrojnë Pekinit interesat e tyre ekonomike dhe të sigurisë”.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për përpjekjet e Kinës për të kthyer mjedisin e informacionit në dëm të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Zyrtarët amerikanë thanë gjatë muajve të parë të pandemisë COVID-19 se Kina po përdorte më shumë rrjetet sociale për të përhapur dezinformata rreth origjinës së virusit.

Një vit më vonë, në vlerësimin vjetor të rrezikut nga kërcënimet, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar tha se Pekini do të “vazhdojë përpjekjet duke shfrytëzuar gjithë fuqinë qeveritare për të përhapur ndikimin e Kinës… dhe për të krijuar norma të reja ndërkombëtare që favorizojnë sistemin autoritar kinez”.

Por, raporti i ri i Departamentit të Shtetit pretendon se ajo që zyrtarët amerikanë po shohin tani është diçka e ndryshme, se përpjekjet e Kinës për manipulimin e informacionit kanë shkuar përtej fushatave specifike të përqendruara tek një temë apo ngjarjeje specifike.

Në vend të kësaj, raporti vlerëson se përpjekjet e Pekinit kanë një ambicie më madhore.

Nëse do të ishte i suksesshëm, “Pekini do të krijonte një aftësi kirurgjikale për t’i dhënë formën që do informacionit që konsumojnë grupe të veçanta dhe madje individë”, thuhet në raport. “Në këtë të ardhme të mundshme, informacioni që do t’i ofrohet publikut, medias, shoqërisë civile, akademikëve dhe qeverive që kanë të bëjnë me Republikën Popullore të Kinës, do të shtrembërohet”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026