SHBA përgjoi kreun e OKB-së, Guterres mund të promovonte interesat ruse
Dokumentet e fundit që kanë rrjedhur nga komuniteti amerikan i inteligjencës sugjerojnë përgjimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Dokumentet tregojnë se Shtëpia e Bardhë beson se Antonio Guterres është i prirur t’u përshtatet interesave ruse.
Të dhënat fokusohen tek marrëveshja e grurit e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia në korrik, në kohë frikë për një krizë ushqimore botërore.
Sipas dokumenteve, Guterres ishte i gatshëm të promovonte aftësitë e Rusisë në eksportin e grurit, pavarësisht përfshirjes së personave të sanksionuar.
Shumica e informacionit të rrjedhur në ditët e fundit ka pasur në fokus luftën në Ukrainë. Dokumentet variojnë nga njoftimet tek hartat se ku janë pozicionuar trupat ukrainase, pa anashkaluar mbështetjen ndërkombëtare për vendin.
Druhet se rrjedhjet e informacioneve mund të prekin planet e Ukrainës për një kundërofensivë. Në Kiev, humori i qytetarëve ishte optimist.
“Shpresoj që miqtë tanë amerikanë t’i kuptojnë gabimet që kanë bërë. Në të dhënat që janë publikuar në media ka pika shqetësuese. Sa i takon motivimit tonë, asgjë nuk ndryshon. Ne duhet ta rimarrim tokën tonë,” – u shpreh një qytetar.
“Unë kam besim tek Joe Biden. Ai është një njeri me eksperiencë që e do Ukrainën. Jam e sigurt se gjërat do të bëhen më mirë,” – u shpreh një grua.
Pentagoni ka nisur një hetim të brendshëm për të gjetur burimin e rrjedhjes së informacioneve, por ka mohuar shqetësimin se dokumentet mund të çrrënjosin besimin tek aleatët.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz