SHBA, përshkallëzohen protestat pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd, ndërhyn Garda Kombëtare
Protestat në SHBA, pas vrasjes së një personi afroamerikan, janë përshkallëzuar edhe më tej ditën e djeshme, me përplasje të dhunshme me policinë e djegie biznesesh, aq sa është nevojitur ndërhyrja e Gardës Kombëtare me 500 ushtarë të specializuar.
46-vjeçari George Floyd humbi jetën ditën e martë, teksa po arrestohej nga policia. Ai u ndalua pasi dyshohej se kishte përdorur kartëmonedha të falsifikuara në një dyqan. Policia e ndaloi pasi përshkrimi përputhej me pamjen e tij.
Videoja e arrestimit qarkulloi në të gjithë rrjetin, ku polic Derek Chauvin dukej se i kishte vënë gjurin në qafë dhe i peshonte me të gjithë trupin, dhe nuk lëvizte edhe pse George po thoshte se nuk merrte dot frymë.
Ai u dërgua më pas në spital ku edhe u shpall i vdekur brenda 40 minutash, edhe pse protestuesit dyshojnë se vdekja ka ndodhur që gjatë arrestimit. Këto dyshime vijnë pasi u zbulua se policët kishin gënjyer në proces-verbal. Ata thanë se e kishin kryer arrestimin me dhunë për shkak se Floyd u kishte bërë rezistencë me forcë. Por pamjet që dolën nga kamerat e bizneseve aty pranë treguan që George Floyd nuk kishte shfaqur shenja dhune gjatë prangosjes.
Vdekja e tij ngjalli zemërim në të gjithë vendin, pasi nuk është hera e parë që policia akuzohet për tejkalim force gjatë arrestimeve, dhe sidomos me të dyshuarit afroamerikanë. Policia është akuzuar shpesh për racizëm dhe nga këto protesta ka lindur dhe lëvizja “Black Lives Matter”, (Jetët e Afroamerikanëve Vlejnë Njësoj).
Katër agjentët e policisë që u përfshinë në arrestimin e George Floyd u shkarkuan menjëherë nga puna, por kjo ngjalli edhe më shumë zemërim, pasi protestuesit kërkojnë dënime më të ashpra se thjesht shkarkim nga detyra.
Ata u mblodhën fillimisht përpara rajonit të policisë së Mineapolisit që ishte përgjegjës për arrestimin, ku forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për të larguar turmën.
I përballur me këtë dhunë të paprecedentë, kryetari i bashkisë së Mineapolisit bëri thirrje që të ngrihet padi penale kundër policit Derek Chauvin, dhe u kërkoi protestuesve të prisnin për përfundimin e hetimeve. Vetë presidenti Trump shkroi në Twitter ditën e enjte se i kishte kërkuar personalisht FBI-së që ta hetonte rastin në fjalë e t’i sillte fajtorët para drejtësisë.
Por as këto nuk mjaftuan për të qetësuar turmat. Të enjten, protesta u shtri deri në Los Anxhelos, ku “Black Lives Matter’ bllokuan për disa minuta një nga rrugët kryesore të qytetit dhe goditën me sende të forta automjetet e policisë që u përpoqën t’i largojnë.
Situata në Mineapolis përshkallëzoi edhe më tej ditën e djeshme, me djegien e rajonit të policisë dhe të bizneseve rrotull. Përplasjet shkaktuan dhe vdekjen e një personi, që dyshohet se ishte pronar i një biznesi.
Përshkallëzimi i dhunshëm bëri që të ndërhyjë edhe Garda Kombëtare, e cila dërgoi 500 ushtarë të specializuar për të mbajtur situatën nën kontroll.
Ndërkohë, protestat janë zgjeruar edhe në Nju Jork, pavarësisht kufizimeve për shkak të përhapjes së gjerë të COVID-19. Disa protestues dolën edhe në Denver e Memfis ku kanë bllokuar trafikun për disa minuta.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër