SHBA po shqyrton sanksione të tjera ndaj ushtrisë sudaneze dhe RSF

5 Dhjetor 2025 | 09:00

SHBA-të po shqyrtojnë një gamë shumë më të gjerë sanksionesh ndaj palëve ndërluftuese në luftën në Sudan pas dështimit për të arritur një armëpushim. Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se puna kishte filluar për t’i dhënë fund luftës pas një kërkese personale për ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë nga princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman.

I dërguari i SHBA-së, Massad Boulosnë është përpjekur prej muajsh të bindë ushtrinë sudaneze dhe rivalen e saj, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, që të mbështesin një armëpushim, por pa sukses.

Sipas OKB-së, lufta ka vrarë 40,000 njerëz dhe ka krijuar krizën më të keqe humanitare në botë, me më shumë se 14 milionë njerëz të zhvendosur. Arabia Saudite dhe Egjipti e kanë mbështetur gjerësisht ushtrinë, ndërsa RSF është mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendosja e vonuar e Sudanit në axhendën e SHBA-së erdhi ndërsa shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së paralajmëroi se që nga 25 tetori, kur RSF-të pushtuan qytetin Bara në Kordofanin e Veriut, kishte pasur të paktën 269 vdekje civile nga sulmet ajrore, granatimet me artileri dhe ekzekutimet masive.

Pas ndërhyrjes së princit të kurorës saudite, ka të ngjarë që SHBA-të të jenë të gatshme të zgjerojnë sanksionet kundër palëve ndërluftuese, si dhe të ndërmarrin hapa për të zbatuar dhe zgjeruar embargon e armëve të OKB-së në Darfur, e cila është abuzuar gjerësisht. Deri më tani, sanksionet e SHBA-së janë kufizuar te udhëheqësit e RSF-së dhe ushtrisë, një grup i vogël islamistësh sudanezë të lidhur me ushtrinë dhe disa firma me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026