SHBA/ Policia përleshet me protestuesit pro-palestinezë në Uashington
Policia në Uashington është përleshur me protestuesit pro-palestinezë gjatë një demonstrate jashtë selisë së Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC).
Sipas mediave të huaja, anëtarët e Kongresit u evakuuan nga ndërtesa pasi shpërtheu protesta, ndërsa policia përdori sprej piper ndaj disa prej protestuesve.
Policia e Kapitolit të SHBA tha se rreth 150 njerëz po “protestonin në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme” pranë ndërtesës së selisë së DNC në zonën e Capitol Hill.
“Një person është arrestuar për sulm ndaj një oficeri”, tha Policia e Kapitolit në rrjetet sociale.
Organizatorët e demonstratës – ku përfshiheshin anëtarë të If Not Now dhe Jewish Voice For Peace – hodhën poshtë pretendimet për dhunë nga protestuesit dhe akuzuan policinë për përdorim të dhunës ndaj tyre.
“Është e turpshme mënyra se si protestuesit jo të dhunshëm dhe anëtarët e komunitetit tonë u përballën me dhunë,” tha një nga organizatorët.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë