SHBA pranë kolapsit, refuzimi i Trump për draftin anti-COVID rrezikon ekonominë

27 Dhjetor 2020 | 08:43

Ekonomia dhe vetë jeta sociale në Amerikë rrezikojnë humbjen e përfitimeve thelbësore nëse presidenti Donald Trump refuzon të firmosë draftin anti-COVID të miratuar nga Kongresi më 21 dhjetor.

Presidenti Trump kritikoi draftin ditën e martë duke deklaruar se Kongresi duhet ta ndryshojë atë dhe të rrisë pagesat direkte për amerikanët nga 600 në 2 mijë dollarë për person.

Në mënyrë që të frenojë papunësinë e lartë të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, qeveria amerikane përgatiti një seri programesh të posaçme kompensimi.

I pari mbaroi që në korrik, ndërsa dy të tjerët të dielën, duke lënë 12 milionë njerëz të humbin përfitimet e papunësisë, pa pasur programe zëvendësuese.

Një tjetër program pritet të përfundojë më 31 dhjetor, duke detyruar një pjesë të mirë të 9.2 milionë qiramarrësve që nuk kanë paguar detyrimet e tyre për shkak të humbjes së të ardhurave gjatë pandemisë, të dalin në rrugë gjatë periudhës së Vitit të Ri.

Programe të tjera, që përfshijnë dispozita që u lejojnë studentëve të vonojnë pagesën ose shlyerjen e huave të marra për arsimimin, kredi të dhëna për 125 mijë kompani për të mbajtur punëtorët e tyre dhe 150 miliardë dollarë ndihmë për shtetet dhe qeveritë lokale, do të përfundojnë gjithashtu në pak ditë nëse drafti nuk kthehet në ligj.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i bëri thirrje Trump që ta firmosë atë sa më parë. “Mohimi i përgjegjësisë ka pasojë shkatërruese. Ky draft është kritik dhe duhet të kthehet në ligj menjëherë”, tha Biden në një deklaratë.

Lexoni gjithashtu:

Trump nuk voton paketën e COVID-19, presidenti në largim dëshiron që kongresi të rrisë shumën stimuluese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026