SHBA: Presim që Suedia t’i bashkohet NATO-s së shpejti

22 Prill 2023 | 08:51

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se pret që Suedia t’i bashkohet NATO-s së shpejti.

Duke folur në një takim me aleatët kryesorë perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani, Austin tha:

“Po vërej se Finlanda, e cila ka marrë pjesë tash e sa kohë në këtë grup kontakti, është sot këtu si aleate e re e NATO-s. Presim që Suedia ta pasojë së shpejti”.

“Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë pranimin tuaj të shpejtë në NATO dhe do të punojmë shumë për ta arritur këtë përpara verës”, tha Austin duke iu drejtuar homologut suedez, Pal Jonson.

“Mendoj se kjo, vërtet, është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Suedia ka aplikuar për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022, së bashku me Finlandën.

Ky hap është bërë pak muaj pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Finlanda është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s më 4 prill, pasi të gjitha vendet anëtare kanë rënë dakord për pranimin e këtij vendi, por Suedia ende pret ratifikimin nga Turqia dhe Hungaria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026