SHBA rrit normat e interesit pavarësisht trazirave në sektorin bankar
23 Mars 2023 |
09:42
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish normën e interesit, pavarësisht shqetësimeve se një hap i tillë mund të përkeqësojë gjendjen aktuale financiare.
Vetëm këtë muaj është raportuar për falimentim të disa bankave në SHBA, shkruan REL.
Rezervat Federale e kanë rritur normën e interesit për 0.25 për qind dhe kanë thënë se ky veprim mund të jetë “i duhuri” pas rritjes së çmimeve të konsumit.
Përmes një deklarate, Rezervat Federale kanë thënë se sistemi bankar amerikan është “i qëndrueshëm”. Mirëpo rritja e shpejtë e normave të interesit e ka rënduar sistemin bankar.
Dy banka amerikane – Silicon Valley dhe Signature – kanë falimentuar këtë muaj, kryesisht për shkak të problemeve të shkaktuara nga rritja e normave të interesit.
Lajme të Sugjeruara
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta