English

SHBA: Rusia ka një listë me ukrainasit që ‘do të vriten ose dërgohen në kampe’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një letër e ambasadores së SHBA drejt OKB-së paralajmëron një ‘katastrofë humane’ në rast pushtimi të Ukrainës nga Rusia.

- Advertisement -

Ushtria ruse po ‘krijon një listë të ukrainasve të cilët do të vriten ose dërgohen në kampe’, sipas një letre të dërguar nga ambasadorja e SHBA, Sheba Crocker, drejtuesit të të drejtave të njeriut në OKB, Michelle Bachelet, raporton Washington Post.

Në këtë letër ku data nuk është specifikuar, citohen ndër të tjera sjelljet e Rusisë në pjesët e Ukrainës të cilat ajo i ka aneksuar tashmë dhe thuhet se informacione nga inteligjenca amerikane në terren sugjerojnë se Rusia po planifikon abuzime të mëtejshme të cilat më parë kanë përfshirë ‘vrasje të shënjestruara, rrëmbime dhe zhdukje me forcë, arrestime apo edhe përdorimin e torturës’.

Ndër të tjera në letër thuhet se njerëzit e shënjestruar nga Rusia mund të jenë ‘disidentë rusë dhe bjellorusë që kanë gjetur strehim në Ukrainë, gazetarë dhe aktivistë që ngrënë zërin kundër korrupsionit apo edhe pjesë të popullsisë më vulnerabël siç janë minoritetet fetare apo mbrojtësit e të drejtave të komunitetit LGBT+”.

Mesazhi i dërguar nga ambasadorja amerikane paralajmëron se një sulm rus në Ukrainë do të krijonte një ‘katastrofë të vërtetë të të drejtave të njeriut’ duke u bazuar edhe në burime të sigurta që njoftojnë se ushtria ruse me shumë mundësi do të ‘përdorë masa vdekjeprurëse për të shpërndarë protestuesit paqësorë apo shoqërinë civile që mund t’i bëjë rezistencë regjimit të ri’.

Detaje të tjera që dolën në pah në këtë letër ishin planet e SHBA për të imponuar sanksionet kundër Rusisë si bllokimin e transaksioneve për banka madhore ruse në rast konflikti, si një përpjekje për të dëmtuar ekonominë ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×