SHBA sanksionoi industrinë serbe të naftës, reagon Vuçiç: E rëndë dhe serioze!

10 Janar 2025 | 19:01

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, reagoi ndaj sanksioneve të vendosura nga Departamenti Amerikan i Thesarit ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), duke theksuar se Serbia po përballet me sanksione të rënda dhe serioze.

Ai vuri në dukje se ky veprim nuk është vetëm një synim për të dëmtuar Serbinë, por një sulm gjithëpërfshirës ndaj Rusisë, duke përfshirë gjithashtu kompanitë që lidhen me të, si NIS, të cilën e konsideron si një ndërmarrje me interes rus.

Vuçiç theksoi se baza ligjore e këtyre sanksioneve ka origjinën në vitet 2014 dhe 2021, duke përmendur administratat e Barack Obamës dhe Joe Biden, dhe se kjo ka për qëllim të bëjë të pamundur shmangien e sanksioneve.

Ai deklaroi se do të kërkojë menjëherë largimin e pronësisë ruse, madje për këtë theksoi se do të komunikojë edhe me presidentin Vladimir Putin.

Vuçiç shtoi se Serbisë i janë vendosur afate për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë”.

“Plani për transformimin e pronësisë duhet të miratohet nga OFAC (Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja), brenda Departamentit amerikan të Thesarit”, tha Vuçiç.

“Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, tha presidenti serb.

Vuçiç u shpreh se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e konsultimeve me Serbinë lidhur me sanksionet, “gjë që ne do ta shfrytëzojmë që nesër”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026