Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiçin ta dorëzojë Radoiçiçin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se është optimist se Serbia do të dorëzojë kryeterroristin Milan Radojiçiç në rast se Perëndimi e sanksionon destruktivitetin e Serbisë. Sipas tij, kjo është mënyra për të vepruar me Beogradin, porse thekson se Kosova nuk ka levë për ta përdorur kundër Serbisë.
Në një intervistë për KosovaPress, kreu i ekzekutivit shton se inteligjenca e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë janë vigjilente karshi dhe Serbisë për shkak të synimeve të saj destabilizuese, ndërsa shprehet i bindur se “ato sulme nuk mund të planifikohen më në Kosovë, nuk mund të iniciohen përbrenda Kosovës”.
Për dezinformatat serbo-ruse që vijnë në drejtim të vendit dhe të Qeverisë së Kosovës, Kurti thotë se janë shpifje në përputhje me fantazinë e tyre.
“Ata vazhdimisht shpifin në përputhje me fantazinë e tyre, ata do dëshironin që të kishte një sulm ndaj serbëve civilë në mënyrë që këtë ta përdorin për pretekst, për agresionin e ushtrisë së tyre, mirëpo pikërisht për shkak se nuk eksiton një gjë e tillë, atëherë edhe më shumë bëjnë propagandë. Shpeshtimi dhe sforcimi i propagandës së tyre është dëshmi që e njëjta nuk po ka sukses, prandaj edhe po rritet intensiteti”, thotë Kurti.
Për këtë të parin, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, përgjegjësinë e mori i kërkuari i INTERPOL-it, Milan Radoiçiç. Për të, Kurti thotë se “e ka konfliktin në liri.”
“Kriminelët e llojit të tillë e kanë konfliktin si liri. Kur nuk ka konflikt, ata ndihen të cenuar, paqja nuk i leverdisë. Kriminelëve iu leverdisë konflikti, trazirat, destabilizimi, pasiguria, lufta, gjakderdhja. Në ato momente ata ndihen të lirë, prandaj edhe zhvillojnë aksione të tilla sporadike terroriste, të cilat janë edhe shprehje e pafuqisë së tyre, duke qenë se nuk e kanë nën kontroll veriun e Kosovës krejt çfarë mund të bëjnë është të planifikojnë ndonjë sulm që na cenon dhe na bën dëm neve”, thotë ai.
Së fundi, kryeministri Kurti pati deklaruar se Radojiçiç ka angazhuar dy serbë të njohur me nofkat “Mami” dhe “Gandi”, për sulme në veri.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge