SHBA sanksionon Nord Stream 2

23 Shkurt 2022 | 21:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka urdhëruar administratën e tij që të vendosë sanksione ndaj operatorit të tubacionit të gazit Nord Stream 2, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Gjermanisë në vendosjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit që sjellë gaz rus në Gjermani.

“Kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Rrjedhës Veriore 2 AG dhe zyrtarëve të korporatës”, tha Biden përmes një deklarate.

Sanksionet ndaj gazsjellësit Rrjedha Veriore 2 vijnë një ditë pasi SHBA-ja vendosi pakon e parë të sanksioneve, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

“Siç e kam bërë të qartë, ne nuk do të hezitojmë që të ndërmarrim hapa të mëtejmë nëse Rusia vazhdon ta përshkallëzojë” krizën, tha presidenti Biden.

Çfarë është Nord Stream 2?

Nord Stream 2 është një projekt që i mundëson Gjermanisë të veprojë në mënyrë të pavarur në tregun energjetik në Europë.

Edhe pse gazsjellësi mes Rusisë dhe Gjermanisë është zyrtarisht i përfunduar, ai nuk është ende funksional.

Nord Stream 2 shtrihet paralel me projektin Nord Stream 1, që është në funksion nga viti 2011 në mes të detit Baltik. Gazsjellësi shtrihet në 1,230 km dhe lidh Ust-Luga në Rusi me Greifswald në verilindje të Gjermanisë.

Ndërtimi i tij nisi në maj të 2018 dhe përfundoi në shtator 2021, 1 vit e gjysmë më vonë afatit të parashikuar.

Pronari i gazsjellësit është gjiganti rus shtetëror i gazit, Gazprom, që mori përsipër mbi gjysmën e kostos së projektit prej 9,5 miliardë eurosh.

Kostot e tjera u financuan nga një konsorcium kompanish europiane përfshirë OMB (Austri), Wintershall Dea (Gjermani), Engie (Francë), Uniper (Gjermani) dhe Shell (Mbretëria e Bashkuar).

Tubat supozohet të shpërndajnë 55 miliardë metër kub gaz çdo vit, po projekti ka ende nevojë të certifikohet nga autoritetet gjermane përpara se të nisë shpërndarja e gazit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026