‘SHBA-të kanë gabuar’, Putin: Rusia njeh Tajvanin si pjesë territoriale të Kinës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gabuar në lidhje me marrëdhëniet me Kinën, duke i shkatërruar ato për shkak të Tajvanit.
Gjatë një fjalimi të tij në Moskë, Putin tha se Rusia e njeh Tajvanin si pjesë të Republikës Popullore të Kinës, shkruan Reuters.
Sipas tij, vizitat e zyrtarëve amerikanë, duke përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Nanci Pelosi në Tajvan ishin një provokim.
Putin mohoi të enjten se kishte ndonjë qëllim për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë.
Por e përshkroi konfliktin atje si pjesë e përpjekjeve të supozuara të Perëndimit për të siguruar dominim global, për të cilin ai këmbënguli se janë të destinuara të dështojnë.
“Ne nuk shohim nevojë për këtë”, tha Putin. “Nuk ka asnjë kuptim në këtë, as politik, as ushtarak”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng