SHBA-të nuk do të përpiqen që të rrëzojnë Putin nga pushteti, thotë Biden

1 Qershor 2022 | 14:04

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përpiqen që të rrëzojnë nga pushteti Vladimir Putin.

Deklaratën, Biden e dha këtë të mërkurë teksa njoftoi edhe për dërgimin në Ukrainë të një sistemi raketash me rreze më të gjatë veprimi, shkruan BBC.

“Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt”, tha ai.

Biden shtoi se SHBA-të nuk do të donin që të kishte një luftë midis NATO-s dhe Rusisë.

Ndërsa, Rusia ka thënë se vendimi i SHBA-ve për të furnizuar Ukrainën me sisteme dhe municione të avancuara raketash do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026