SHBA, të paktën 10 të vrarë pas një sulmi me armë në supermarket, arrestohet autori i dyshuar
Të paktën 10 persona mbetën të vrarë gjatë një sulmi me armë në një supermarket në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë edhe një oficer policie. Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur hetimet për të zbuluar të tjera detaje për këtë ngjarje.
Të shtënat u transmetuan drejtpërdrejt nga dëshmitarët dhe u qarkulluan në YouTube. Incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale në një supermarket të qytetit Boulder, rreth 50 kilometra në veri të qytetit kryesor Kolorado, kur i dyshuari hyri në mjediset e brendshme dhe nisi të qëllonte.
Policia paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën ku dëgjoheshin të shtënat. Ngjarja ndodh më pak se një javë pas sulmit të ngjashëm që la tetë viktima, gjashtë prej tyre ishin gra, në tre qendra estetike në Atlanta.
Në fakt sulmet më armë zjarri në shtetet amerikane janë të shpeshta për këtë arsye muajin e kaluar, presidenti Joe Biden tha se ai do të rekomandonte një legjislacion më të rreptë për të siguruar kontrollet për këdo që dëshiron të blejë një armë zjarri.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur