SHBA: Të shtëna masive në Karolinën e Jugut, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

12 Tetor 2025 | 17:38

Të paktën katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri në Karolinën e Jugut në SHBA. Ngjarja ndodhi në një bar me emrin “Willie’s Bar and Grill” në ishullin St Helena në Qarkun Beaufort në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur një person hapi zjarr ndaj turmës.

Ende nuk dihen rrethanat e të shtënave. Zyra e Sherifit të Qarkut Beaufort thotë se hetimi është duke vazhduar ndërsa detektivët punojnë për të identifikuar autorin dyshuarin/të dyshuarit.

“Me të mbërritur në vendngjarje, oficerët hasën një turmë të madhe njerëzish, disa prej të cilëve kishin pësuar plagë nga të shtënat me armë zjarri”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Beaufort.

“Shumë nga të plagosurit dhe dëshmitarët vrapuan në dyqanet dhe ndërtesat aty pranë për të gjetur strehim nga të shtënat”, shtoi ai.

Autoritetet konfirmuan se katër persona humbën jetën në vendngjarje dhe se të paktën 20 persona u plagosën, katër prej të cilëve rëndë. Personat në gjendje kritike u transferuan në spitalet e zonës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është njoftuar ende. Identitetet e viktimave nuk do të bëhen të ditura derisa të njoftohen familjet e viktimave, thanë autoritetet.

“Ky është një incident tragjik dhe i vështirë për të gjithë. Ju lutemi të keni durim ndërsa vazhdojmë të hetojmë incidentin. Mendimet tona janë me të gjitha viktimat dhe të dashurit e tyre”, tha Zyra e Sherifit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026