SHBA-të u bëjnë thirrje Indisë dhe Pakistanit të ulin tensionet

1 Maj 2025 | 08:56

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kërkuar nga India dhe Pakistani të ulin tensionet pas një sulmi vdekjeprurës në Kashmirin e administruar nga India, që la 26 civilë të vrarë javën e kaluar.

Thirrja e Rubios vjen mes shqetësimeve në rritje të Uashingtonit mbi përshkallëzimin e tensioneve midis dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore.

Rubio zhvilloi biseda telefonike të ndara të mërkurën me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe ministrin e Jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar. Ai u kërkoi autoriteteve pakistaneze të bashkëpunojnë në hetimin e sulmit në Pahalgam, ndërsa theksoi nevojën për rikthimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes dy vendeve për të ruajtur paqen në rajon.

“Rubio gjithashtu inkurajoi Pakistanin të punojë me Indinë për të ulur tensionet dhe për të rivendosur dialogun,” tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë. Me homologun indian, Rubio shprehu ngushëllime për viktimat dhe u zotua për “bashkëpunim të vazhdueshëm kundër terrorizmit”.

Thirrja e Rubios për përmbajtje vjen vetëm një ditë pasi kryeministri indian Narendra Modi autorizoi ushtrinë që të reagojë me “liri operacionale” ndaj sulmit. Nga ana tjetër, Pakistani paralajmëroi se disponon “inteligjencë të besueshme” që tregon për një ofensivë të mundshme nga India brenda afatit të enjtes.

Ndërkombëtarisht, rritja e tensioneve në Azinë Jugore po ngjall frikë për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak në një nga rajonet më të brishta gjeopolitikisht në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në...
12:19 | 28/06/2026

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430

Bilanci i viktimave të tërmeteve që më herët gjatë javës tronditën Venezuelën ka shkuar në 1.430 persona, teksa skuadrat e shpëtimit vijojnë kërkimet për të...
12:17 | 28/06/2026