SHBA tjetër masë ndaj Kinës, Biden ndalon investimet teknologjike amerikane në Pekin
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që bllokon që investimet e kompanive teknologjike me seli në Shtetet e Bashkuara të shkojnë drejt Kinës.
Biden prezantoi politikën e tij industriale që përfshin dy plane madhore investimesh, që do ta kthejnë prodhimin e qarqeve gjysmëpërçuese në territorin amerikan.
“Bëhet fjalë për kthimin e krenarisë, për përmirësimin e jetesës në komunitetin që duam, ku jemi rritur dhe nga i cili nuk duam të largohemi. Ky është plani im. Plan për të investuar në Amerikë. Ne po e transformojmë vendin tonë”, tha Biden.
Pekini zyrtar reagoi menjëherë, duke e kritikuar lëvizjen. “Urdhri ekzekutiv i presidentit Joe Biden devijon seriozisht nga parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme, të cilën Shtetet e Bashkuara gjithmonë e kanë promovuar”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë.
Sipas qeverisë kineze, masa e Biden do të ndikojë gjithashtu tek vendimet e bizneseve dhe do të çorodisë sigurinë e industrisë globale dhe zinxhirëve të furnizimit.
LEXONI GJITHASHTU:
WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse