SHBA, Trump shkarkon Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Christie Noem

5 Mars 2026 | 20:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, do të japë dorëheqjen në fund të marsit dhe se senatori republikan i Oklahomës, Mark Wayne Mullin, do të zërë vendin e saj.

“Jam shumë i kënaqur të njoftoj se senatori shumë i respektuar i Shteteve të Bashkuara nga shteti i madh i Oklahomës, Mark Wayne Mullin, do të marrë pozicionin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare (DHS) të Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 31 marsi 2026”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Sekretarja aktuale, Christie Noem, e cila ka shërbyer mirë dhe ka arritur shumë rezultate mbresëlënëse (sidomos në kufi!), do të kalojë në pozicionin e të Dërguarës Speciale për Mburoja e Amerikës, iniciativën tonë të re të sigurisë në Hemisferën Perëndimore, të cilën do ta shpallim të shtunën në Doral, Florida. E falënderoj Christie-n për shërbimin e saj”, vazhdoi presidenti amerikan. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden e quajti presidentin Donald Trump “një humbës” në një fjalim të shtunën, ku përmendi përpjekjen e pasardhësit të tij presidencial për transformimin e Uashington...
17:33 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore

Izraeli ka njohur unanimisht vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si atë që e quajti gjenocid. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar...
16:55 | 28/06/2026