U ndalohet hyrja në territorin e SHBA disa refugjatëve afganë në Kosovë
SHBA u ka ndaluar hyrjen në territorin e saj disa refugjatëve afganë që ndodhen aktualisht në një bazë ushtarake në Kosovë.
Lajmi konfirmohet nga agjencia amerikane e lajmeve ‘Axios’, e cila i referohet dy zyrtarëve amerikanë.
Kjo është hera e parë që administrata e Biden refuzon afganët që janë strehuar përkohësisht jashtë SHBA dhe pritet të prekë 16 refugjatë.
Ata po kalojnë përmes një procesi vetingu para se të hyjnë në territorin amerikan.
Kontrolli po bëhet për arsye sigurie në mënyrë që të identifikohen personat që mund të kenë lidhje me tabelanët apo organizatat terroriste.
DASH po shqyrton dy mundësi për afganët që do t’u ndalohet hyrja në SHBA.
Një rrugë është bashkëpunimi me talebanët për t’i rikthyer në Afganistan.
Kurse alternativa e dytë është kërkimi i vendeve që mund t’i strehojnë.
Më shumë se 100 mijë refugjatë nga Afganistani, përfshirë ata që punonin për qeverinë amerikane dhe që luftuan talebanët, u larguan nga vendi në fund të vitit të kaluar.
Rreth 76 mijë prej tyre u lejuan që të hynin në SHBA duke marrë statusin e emigrantit afatgjatë.
Rastet e dyshimta, përfshirë ata që mund të kishin lidhje me terroristët u dërguan bashkë me familjet e tyre në kampin e KFOR-it në Ferizaj, ku aktualisht gjenden rreth 100 persona.
SHBA arriti marrëveshje me qeverinë e Kosovës për t’i strehuar ata për 365 ditë, në mënyrë që të kontrollohen për lidhjet e dyshimta.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, disa nga afganët që u është refuzuar hyrja në SHBA, do të duhet të largohen nga Kosova në shtator.
DASH pritet të informojë qeverinë e Kosovës për këtë vendim gjatë ditës së hënë si dhe refugjatët afganë.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit