Shefi i IDF nuk kundërshton Netanyahun, pranon planin për pushtimin e Gazës

8 Gusht 2025 | 19:37

Pas urdhrit të lëshuar nga Këshilli i Sigurisë së Izraelit për një ofensivë të plotë në qytetin e Gazës, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, deklaroi se, pavarësisht kundërshtimeve të mëparshme ndaj planit, ushtria është e përkushtuar për ta zbatuar atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ne do të vazhdojmë të udhëheqim në bazë të përgjegjësisë kombëtare që mbartin ushtria dhe komanda e saj. Jemi përgjegjës për gatishmërinë ushtarake, sigurinë e shtetit dhe qytetarëve tanë, për kthimin e pengjeve dhe për mposhtjen e Hamasit dhe ne do ta realizojmë këtë mision”, u shpreh Zamir gjatë një takimi me komandantët dhe oficerët e lartë.

Sipas deklaratës zyrtare të ushtrisë izraelite, Shtabi i Përgjithshëm ka nisur punën për një plan të ri operativ që do të karakterizohet nga planifikim i thelluar dhe një nivel i lartë përgatitjeje në të gjitha fushat.

“Ne po thellojmë planifikimin dhe do të përgatitemi në shkallën më të lartë të mundshme. Si gjithmonë, do ta përmbushim detyrën me profesionalizëm të plotë”, tha më tej gjenerallejtënant Zamir.

Ai theksoi gjithashtu se prioritetet kryesore mbeten mbrojtja e pengjeve dhe ruajtja e vlerave themelore të ushtrisë izraelite. Në fjalën e tij, Zamir shtoi se është thelbësore të sigurohet qartësi për trupat dhe komandantët, si dhe të planifikohen operacionet me qëndrueshmëri dhe pauza të nevojshme taktike.

“Lufta po vazhdon dhe çdo hap i mëtejshëm do të ndërmerret në përputhje me parimet e përgjegjësisë kombëtare, rindërtimit të forcave dhe mbrojtjes së vlerave që përfaqësojmë”, përfundoi ai.

Situata në Rripin e Gazës mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të ndjekë me shqetësim zhvillimet në terren.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026