Shefi i Inteligjencës ruse: Idetë e Macron e çojnë botën në prag lufte bërthamore
Shefi i Inteligjencës ruse, Sergei Naryshkin i ka cilësuar si të papërgjegjshme komentet e presidentit francez Emmanuel Macron për dërgimin e mundshëm të ushtarëve të NATO-s në Ukrainë, duke pretenduar se ata e kanë vënë botën në prag të luftës bërthamore.
“Kjo tregon shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë së liderëve të Evropës sot, në këtë rast presidentit të Francës”, tha ai për një kanal televiziv rus, sipas mediave të huaja.
“Kjo, natyrisht, është e trishtueshme për të parë, për të vëzhguar dhe për të kuptuar se aftësia e elitave aktuale në Evropë dhe në Atlantikun e Veriut për të negociuar është në një nivel shumë të ulët.
“Është gjithnjë e më e rrallë që ata demonstrojnë ndonjë arsye të shëndoshë, por këto deklarata janë jashtëzakonisht të rrezikshme”.
“Ata tashmë po na çojnë botën në prag të luftës bërthamore,” tha ai.
Shumë pak vende evropiane kanë treguar një gatishmëri për të mbështetur publikisht komentet e Macron, megjithëse presidenti çek tha më herët se ishte i hapur për mënyra më të guximshme për të mbështetur Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë