Propozoi dërgim trupash në Ukrainë, Rusia i përgjigjet Macronit: Mos u bëj Napoleon!

29 Shkurt 2024 | 18:28

Kremlini i përgjigjet presidentit francez Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi se nuk përjashtohet dërgimi i trupave perëndimore për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ishte kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus i cili paralajmëroi presidentin francez Emmanuel Macron kundër dërgimit të trupave në Ukrainë, duke thënë se ata do të kishin të njëjtin fat si ushtria e Napoleonit.

Kryetari i Dumës Shtetërore, Vyacheslav Volodin, i cili është anëtar i rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, i bëri komentet në një postim në Telegram të mërkurën.

Ai po i përgjigjej deklaratës së Macron të hënën se “asgjë nuk përjashtohet” kur bëhet fjalë për vendet perëndimore që të vendosin ‘çizme’ në terren në Ukrainë për të ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit të Rusisë.

“Përpara se të bënte deklarata të tilla, Macron do të bënte mirë të kujtonte se si përfundoi për Napoleoni dhe ushtarët e tij, më shumë se 600,000 prej të cilëve mbetën të shtrirë në tokë të lagësht”, tha Volodin, duke iu referuar pushtimit katastrofik francez të Rusisë në 1812.

Numri i saktë i këmbësorisë së Grande Armée të vrarë në fushatën ushtarake të Napoleonit është i kontestuar, por historianët në përgjithësi e vendosin shifrën mbi 300,000.

Volodin akuzoi gjithashtu Macron-in se donte të “ndizte shkëndija për një luftë të tretë botërore” në mënyrë që të qëndronte në pushtet.

Dmitry Medvedev, ish-presidenti dhe kryeministri rus, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të vendit, i bëri jehonë krahasimit të Napoleonit të Volodin në postimin e tij në Telegram të mërkurën.

“Trashëgimtarët e vegjël dhe tragjikë të Bonapartit … janë të etur për hakmarrje me përmasat Napoleonike dhe po nxjerrin marrëzi të ashpra dhe jashtëzakonisht të rrezikshme,” tha ai.

Komentet e Macron u bënë të hënën në një samit të liderëve evropianë në Paris për të diskutuar rritjen e mbështetjes për Kievin.

Perspektiva e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë u refuzua nga anëtarët e tjerë të NATO-s, përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë dhe u kritikua ashpër nga partitë opozitare franceze, por u mirëprit nga Estonia dhe Lituania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026