Shefi i Marinës Britanike paralajmëron: Depërtimi rus në Atlantik është rritur

8 Dhjetor 2025 | 12:14

Gjenerali Sir Gwyn Jenkins, First Sea Lord, njoftoi këtë mëngjes në Londër programin e ri Atlantic Bastion.

Ky plan me vlerë miliona paund synon të përdorë teknologjinë për t’u bërë “syri dhe veshët” e Britanisë në Atlantik.

Forca hibride do të kombinojë automjete autonome dhe inteligjencë artificiale me anije lufte dhe aeroplanë për të identifikuar kërcënimet ndaj strukturave nënujore dhe për t’i mbrojtur ato.

Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se zhvillimi është “në përgjigje të një rritjeje të aktivitetit nënujor dhe nëndetësor rus”, duke përfshirë anijen spiun Yantar, e cila u monitorua pranë ujërave të MB-së muajin e kaluar.

Duke folur në Londër, Sir Gwyn tha:

“Bota po bëhet një vend i paqëndrueshëm. Po shohim rritjen e regjimeve autoritare, mjafton të shikojmë Rusinë. Pavarësisht miliona jetëve të humbura dhe kostove të pushtimit të tyre të paligjshëm të Ukrainës, ata vazhdojnë të investojnë miliarda në kapacitetet detare, veçanërisht në flotën e tyre veriore.

Ka pasur një rritje prej 30% të depërtimeve ruse në ujërat tona gjatë dy viteve të fundit, më e dukshme tek prania e anijeve të tyre spiun, si Yantar. Por mund t’ju them sot, Yantar është vetëm pjesa që shikoni publikisht; ajo që më shqetëson më shumë është ajo që ndodh nën valë”.

Sir Gwyn paralajmëron gjithashtu se avantazhi i Perëndimit në Atlantik është në rrezik, me zhvillimet teknologjike që pritet të sjellin ndryshime të mëtejshme.

Ai tha se shpresa është të vendosen sensorët e parë në ujë brenda vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit deklaroi të premten se Forca e tij Hapësinore ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, në...
08:39 | 17/07/2026

Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
08:34 | 17/07/2026

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026