Shefi i NATO-s: Katër ushtarët amerikanë të zhdukur në Lituani kanë humbur jetën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të mërkurën se katër ushtarë amerikanë, të cilët u zhdukën në Lituani gjatë stërvitjeve ushtarake, kanë vdekur.
Derisa po flisja, doli lajmi për katër ushtarë amerikanë që u vranë në një incident në Lituani”, u tha gazetarëve Rutte gjatë një vizite në kryeqytetin e Polonisë të mërkurën.
Shefi i NATO-s tha se ai nuk di më shumë hollësi për këtë incident.
“Ky është ende një lajm i hershëm, kështu që ne nuk i dimë detajet. Ky është vërtet një lajm i tmerrshëm dhe mendimet tona janë me familjet dhe njerëzit e dashur,” u tha Rutte gazetarëve në Varshavë.
Një deklaratë nga zyra e marrëdhënieve publike të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën në Wiesbaden, Gjermani, tha se ushtarët po kryenin stërvitje taktike të planifikuar në atë kohë.
Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha vetëm se; katër ushtarët ishin përfshirë në një aksident stërvitor.
Ata u zhdukën pas një stërvitjeje në qendrën stërvitore lituaneze, Pabrade, rreth 10 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.
Në një komunikatë të mërkurën, Ushtria Lituaneze tha se zhdukja e ushtarëve u raportua në orën 16:45, me orën lokale, më 25 mars, ndërsa njoftimi zyrtar arriti te autoritetet në Vilnius deri në orën 19:20.
Megjithatë, Forcat e Armatosura të Lituanisë thanë më pas se nuk kishte prova që ushtarët e zhdukur ishin vërtet të vdekur.
“Për momentin, nuk ka asnjë provë apo informacion që konfirmon vdekjen e trupave. Një operacion shpëtimi i udhëhequr nga Forcat e Armatosura të LTU është intensivisht në vazhdim,” postoi ushtria në X të mërkurën në mbrëmje.

Ka filluar një operacion kërkimi ku janë përfshirë personel ushtarak, shërbime shpëtimi dhe zjarrfikës ndërsa policia lituaneze gjithashtu ka nisur një hetim.
Transmetuesi publik lituanez LRT raportoi se katër ushtarë amerikanë dhe një automjet u raportuan të zhdukur të martën pasdite gjatë një stërvitje në terrenin e stërvitjes General Silvestras Žukauskas në Pabradė, një qytet që ndodhet më pak se 10 km (6 milje) nga kufiri me Bjellorusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale


