Shefi i NATO-s vizitë në Athinë, zbardhen diskutimet me Mitsotakis

26 Nëntor 2024 | 15:52

Pas ndalesës në Turqi, këtë të martë, shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ndal në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek Mitsotakis.

Ata biseduan për sfidat e sigurisë, mbështetjen për Ukrainën dhe “rolin vendimtar” të Greqisë në mbështetjen e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Rutte përshëndeti faktin që Greqia investon 3 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Muajin e kaluar, Athina nënshkroi një marrëveshje dypalëshe sigurie me Kievin dhe njoftoi se do të përshpejtojë trajnimin e pilotëve dhe teknikëve ukrainas për F-16.

Rutte nënvizoi se përdorimi nga Rusia i armëve dhe trupave të Koresë së Veriut, dronëve iranianë dhe mallrave kineze me përdorim të dyfishtë kontribuon në një mjedis “gjithnjë e më të rrezikshëm” dhe përfaqëson një “sfidë për paqen dhe sigurinë globale”.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm takoi edhe ministrin grek të Mbrojtjes dhe ministrin e Jashtëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026