“Nuk do ta lejojmë të hyjë në NATO”-Sllovakia del hapur kundër Ukrainës

8 Tetor 2024 | 13:57

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u zotua se nuk do të lejonte që Ukraina të bëhej anëtare e NATO-s për sa kohë të ishte kryeministër.

Një tjetër goditje kjo ndaj aspiratave të Kievit për t’u bashkuar me aleancën në mes të pushtimit të Rusisë.

“Unë do t’i drejtoj ligjvënësit nën kontrollin tim si kryetar i partisë (Smer në pushtet) që të mos pranojnë kurrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n,” u shpreh ai në një intervistë.

“Aderimi i Ukrainës në NATO do të ishte një bazë e mirë për një luftë të tretë botërore,” shtoi Fico, i cili ka qenë një kritik i zëshëm i mbështetjes ushtarake dhe financiare të Perëndimit për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fillim të vitit 2022. Këto komente erdhën përpara takimit të Ficos me kryeministrin ukrainas, i cili do të fokusohet në bashkëpunimin në sigurinë energjetike dhe infrastrukturën.

Duke iu referuar qëndrimit të tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Fico pohoi se ishte transparent në qëndrimin e tij.

Kryeministri sllovak ka akuzuar vazhdimisht Perëndimin dhe SHBA-në për nxitjen e konfliktit të ndezur, duke ia vënë fajin Evropës. “Ka një konflikt ushtarak në një vend fqinj ku sllavët po vrasin njëri-tjetrin dhe Evropa po e mbështet ndjeshëm këtë vrasje, të cilën unë thjesht nuk e kuptoj,” u shpreh kryeministri sllovak.

Fico – i cili i mbijetoi një atentati pak muaj më parë – është një nga aleatët më të ngushtë të Moskës brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian, së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026