Shefi i OKB-së takon Putinin dhe Zelenskin javën e ardhshme

23 Prill 2022 | 08:26

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do takohet me Putinin në Moskë dhe me Zelenskin në Kiev javën e ardhshme.

Guterres pritet të takohet për drekë edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në përfundim të vizitës në Moskë, do të takojë Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe ministrin e Jashtëm, Dmitro Kuleba.

“Duhen hapa urgjente për të shpëtuar jetë, për t’i dhënë fund vuajtjeve njerëzore dhe për të sjellë paqen në Ukrainë”, shprehet ai.

Shefit të OKB-së i është bërë presion kohët e fundit për të marrë një rol më aktiv në ndërmjetësimin e konfliktit.

Në letrat drejtuar të dy udhëheqësve përmes misioneve të tyre në OKB, ai bëri thirrje për diskutime të “hapave urgjente për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit.”

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë anëtare themeluese të OKB-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026